Basketbollisti Donat Rexhepi i bashkohet KB Vëllaznimit

Klubi i basketbollit “Vëllaznimi” ka vazhduar që të përforcohet me basketbollistë për sezonin e ri të Superligës së basketbollit të Kosovës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit, gjakovarët kanë bërë të ditur se janë përforcuar me basketbollistin Donat Rexhepi, i cili luan në pozitat e kombiniatra 2/3.

KB Vëllaznimi gjithashtu ka bërë të ditur se ditëve në vijim klubit pritet t’i bashkohen edhe basketbollistë tjerë, që do ta ndihmojnë skuadrën nga Gjakova në arritjen e synimeve që kanë.

/tvsyri/

Read Previous

Osmani dekreton guvernatorin e ri të Bankës Qendrore të Kosovës

Read Next

Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë