Ndalohet qarkullimi i trotinetëve, biçikletave dhe motoçikletave elektrike

Komuna e Prishtinës ka rikujtuar edhe një herë qytetarëve se është i ndaluar qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike.

Ky vendim u marrë rreth një vit më parë nga kryetari i Komunës, Përparim Rama, dhe mbetet në fuqi edhe aktualisht.

“Të nderuar qytetarë ju rikujtojmë se është ndaluar rreptësisht qarkullimi i trotinetëve elektrik, biçikletave, motoçikletave dhe mopedëve elektrik në sheshe e hapësira publike”- thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Read Previous

Brenda 2 javësh nis procesi i adoptimit të qenve endacakë, deri në 3 mijë euro gjoba për keqpërdoruesit

Read Next

Autoriteti i Konkurrencës nis hetim ndaj Telekomit të Serbisë, detaje