Reagon AGK-ja: Gjuhë e rrezikshme e ministrit Sveçla ndaj gazetarëve

Pas deklaratës së ministrit të MPB-së, Xhelal Sveçlae se audio-incizimet e shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë reaguar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK). 

Në reagim të AGK-së thuhet se e kanë parë me shqetësim postimin e Sveçlës, në të cilin ai përdorë gjuhë të rrezikshme dhe të papranueshme në drejtim të medieve dhe gazetarëve.

“Ministri Sveçla insinuon se audio-incizimet e Shefes së Grupit Parlamentar të partisë së tij, Mimoza Kusari Lila me ish-deputetin e Srpskas, Simiq u janë dhënë medieve kosovare nga presidenti serb, Vuçiq. Ministri gjithashtu akuzon gazetarët Berat Buzhala dhe Vehbi Kajtazi për organizimin e protestës së veteranëve.

Gjuha e tillë rrezikon sigurinë e gazetarëve të përmendur dhe është pjesë e tentimit të vazhdueshëm të pushtetit për të frikësuar mediet”, thuhet në reagimin e tyre. /Telegrafi/

Read Previous

7 mijë biznese të regjistruara në “Superpuna”, mbi 4 mijë të punësuar

Read Next

Deputeti gjerman: Kurti dhe Vuçiq po luajnë një poker të rrezikshëm që kërcënon të gjithë rajonin