Rashica refuzon ofertën e Fenerbahces: Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn

Milot Rashica raportohet se e ka refuzuar gjigantin turk, Fenerbahce. Sipas medias turke, Ajans 1905 ylli kosovar ka refuzuar ofertën e Fenerbahces.

“Në Turqi luaj vetëm për Galatasarayn”, raportohet të ketë qenë përgjigja e anësorit kosovar.

Kujtojmë se edicionin e kaluar, Rashica ishte pjesë e Galatasarayt, duke e fituar titullin e kampionit. Ai ishte si i huazuar nga Norwich, ndërsa nuk dihet se ku do të luajë sezonin e ardhshëm.

Read Previous

Messi trondit gazetarin teksa zbulon se do të pensionohej nëse Argjentina nuk do të kishte fituar Kupën e Botës

Read Next

Ministri Peci liron nga detyra këshilltarin Hysen Muzliukaj