Të ngulfatur nga përditshmëria, puna dhe lodhja e qytetit, Agoni gjeti një mënyrë se si të relaksohet: Natyrën.
Agoni së bashku me një grup të rinjsh ka vite që ecin maleve e bjeshkëve tona duke synuar gjithmonë pikat më të larta.
I pyetur se a ka guida të mjaftueshme për ta promovuar natyrën, ai tha se ka por gjithmonë ka hapësira për më shumë dhe më mirë, sidomos në Gjakovë, duke qenë se ne jemi të bekuar me bukuri natyrore.
Rama bën thirrje për të rinjtë dhe të gjithë të apasionuarit t’ju bashkohen nismës për një jetë më afër natyrës, vlerësim të bukurive vendore dhe mbi të gjitha promovim të tyre.
Rama: “Arratisja më e mirë nga rutina, natyra”