Rreth 600 viktima nga mbytja e anijës në Greqi, mediat e huaja: Roja bregdetare “presion” të mbijetuarve për të fajësuar egjiptianët

Mbytja e anijes  në brigjet e Greqisë ku humbën jetën rreth 600 emigrantë vazhdon të mbetet në vëmendje të mediave më të mëdha ndërkombëtare.

Shkaqet që çuan në këtë tragjedi të madhe janë ende të paqarta, teksa shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje.

BBC ka siguruar dëshmi të reja që hedhin dyshime të mëtejshme mbi versionin e rojes bregdetare greke për zhvillimet që çuan në fundosjen e anijes vdekjeprurëse të emigrantëve muajin e kaluar.

Kanë qenë dy të mbijetuar, që kanë përshkruar se si roja bregdetare i detyroi ata të identifikonin trafikantët. Menjëherë pas fundosjes së 14 qershorit, nëntë burra egjiptianë u arrestuan dhe u akuzuan për vrasje dhe kontrabandë njerëzish.

Por dy të mbijetuarit e tragjedisë thonë se emigrantët u heshtën dhe u frikësuan nga autoritetet greke, pas dyshimeve që ata mund të akuzoheshin si fajtorë të ngjarjes.

Duke arrestuar trafikantet, roja bregdetare do të heqë përgjegjësinë për këtë ngjarje tragjike.

Media prestigjoze britanike ka publikuar një video të re të anijes së mbipopulluar. Ajo shfaqet qartazi që po përballet me probleme teknike.

Gjë që sfidon më shumë deklaratat që dhanë autoritetet helene. Kjo pasi ka qenë vetë roja bregdetare që e ka filmuar, teksa asokohe pati pretenduar se anija nuk kishte nevojë për shpëtim

Ndër të tjera në artikull thuhet se nga verifikimi i dokumenteve gjyqësore rezulton mospërputhje serioze midis deklaratave të dëshmitarëve të të mbijetuarve të marra nga rojet bregdetare dhe provave personale të paraqitura më vonë tek një gjyqtar.

Zbulimet ngrenë pyetje të reja se si autoritetet greke i trajtojnë fatkeqësi të tilla./abcnews.al

Read Previous

OKB: 2.4 miliardë njerëz janë përballur me mungesë ushqimore, 148 milionë fëmijë probleme me rritjen

Read Next

Irlandezi që luftoi në Ukrainë, rrëfen tmerrin që e përjetoi nga ndjekja me tanke: Ka të vdekur kudo