Abdixhiku sot mban takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot do ta mbajë takimin e tretë konsultativ për gjendjen politike në vend.

Sipas njoftimit të LDK-së, kësaj radhe Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë.

“Nesër (e enjte), në orën 15:00, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar komunitetin akademik dhe diplomatë, takimi i tretë konsultativ për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatë”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Takimi mbahet në hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës duke filluar në orën 15:00./EO/

Read Previous

Tre deputetë të Parlamentit të Zvicrës dalin kundër masave të BE-së ndaj Kosovës, i dërgojnë letër KE-së

Read Next

Sindikata e punëtorëve të QKUK-së: Kemi mungesa të mëdha të mjekëve dhe infermierëve