Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar këtë të mërkurë me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.
Kjo në margjinat e samitit të NATO-s në Vilnius, kryeqyteti i Lituanisë.
Takimi me dyer të mbyllura u zhvillua në Qendrën e Ekspozitave dhe Kongreseve Lituaneze (LITEXPO), vendi i takimit dy-ditor të NATO-s që filloi të martën.
Të dy krerët diskutuan për çështje dypalëshe dhe rajonale, ku Rama theksoi se u fol veçanërisht për Veriun e Kosovës.
Ndërkaq, Rama është takuar edhe me presidentin francez, Emanuel Macron, për të cilin tha se po përgatitet të vizitojë Tiranën.
Në samit numri një i Qeverisë shqiptare ka zhvilluar një sërë takimesh me liderë e zyrtarë të lartë të shteteve.
Ai është takuar një ditë më parë me kryeminstren e Italisë, Georgia Meloni, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe ministrin e Mbrojtjes së Greqisë, Nikos Dendias.
Një takim tjetër ishte edhe ai me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis. /Albanianpost.com