Presidenti kroat kërkon njohjen e Kosovës nga vendet anëtare të NATO-s

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq ka folur për situatën në veri të Kosovës në margjinat e Samitit të NATO-së në Vilinus të Lituanisë.

Ai ka thënë se shtetet anëtare të NATO-s që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet ta ndryshojnë këtë qëndrim të tyre.

“Katër anëtarë të NATO-s nuk e kanë bërë ende këtë. Kjo është një kontradiktë e paqëndrueshme. Ne po ftojmë Ukrainën për anëtarësim në NATO, por mes nesh ka ende nga ata që nuk do ta njohin ekzistencën e Kosovës”, tha Milanoviq.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Zelensky: Është e kuptueshme që Ukraina nuk mund të jetë anëtare e NATO-s derisa lufton po vazhdon

Read Next

Kurti: Policia do t’i marrë vetë vendimet për situatën në veri