Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sulmuesi nga Kosova, Mirlind Daku ka nënshkruar me klubin rus, Rubin Kazan dhe tashmë ka mbetur vetëm zyrtarizimi i transferimit dhe prezantimi i tij.
Daku shkëlqeu në sezonin e fundit në Slloveni me ekipin Mura, duke shënuar 19 gola dhe 2 asistime në 33 paraqitje.
Paraqitjet e tij të mira me sllovenët, por edhe me Ballkanin para dy sezoneve kanë bërë që Daku të pëlqehet shumë.
Sipas mediumit rus tatar-inform.ru, Rubin Kazan ka arritur tashmë marrëveshje me kroatët e Osijekut për transferimin e sulmuesit gjilanas.
Transferimi i 25-vjeçarit nën pronësi të Osijekut do t’i kushtojë 1.2 milion euro rusëve, edhe pse kroatët fillimisht kërkuan 1.5 milion dhe Rubin Kazani ofroi vetëm 1 milion euro.
Në të njëjtën kohë, jo të gjitha paratë do të shkojnë te klubi kroat, pasi këtu do të përfitoj edhe ish-klubi i Dakut, Llapi, i cili e shiti te Osijeku për 60 mijë euro në vitin 2016.
Llapi nga ky transferojë do t’i fitojë plot 15 për qind të shumes së transferimit, e përkthyer në 180 mijë euro.
Zyrtarizimi i Dakut te Rubin Kazan mund të vijë sot (e martë) ose në njërën nga ditët e kësaj jave. /Telegrafi/
