‘Tifozat Kuq e Zi’ vijnë me nismën e veçantë

Tifogrupi që mbështet Kombëtaren e Shqipërisë, “Tifozat Kuq e Zi” (TKZ) do të ndërmarrë një nismë të veçantë, jashtë futbollit, por në lidhje me identitetin kombëtar.

Në një publikim të fundit në mediat sociale “TKZ” janë shprehur se në mënyrë vullnetare do të nisin një “mision” në jug të Shqipërisë.

Misioni sipas tyre ka të bëjë me fshirjen e shkrimeve apo grafiteve të ndryshme nëper fasada dhe zëvendësimin e tyre me flamurin kombëtar shqiptar.

“Me anë të kontributit vullnetar të anëtarëve të TKZ-së, dhe veçanërisht të atyre me banim në Zvicër, nis sot një mision kombëtar në jug të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e “TKZ”.

“Duke filluar nga sot, ne do të fshijmë shkrime të ndryshme dhe do t’i zëvendësojmë ato me flamurin tonë kombëtar, shenjën e identitetit dhe unitetit tonë”.

“Vendi i parë ku filloi ky transformim është Llogaraja, pjesa panoramike ku shqiptarët ndalen për të ruajtur kujtime. Tani, në vend të shkrimeve antishqiptare ata do të gjejnë ngjyrat Kuq e Zi. Në këtë mision, bashkohemi të gjithë në ngritjen e flamurit tonë kombëtar”, thuhej ndër të tjera në njoftimin e “TKZ”. /Albanianpost.com

Read Previous

BQK: Remitancat arritën vlerën në 1.22 miliard euro

Read Next

Temperatura deri në 37 gradë Celsius gjatë javës së ardhshme