Policia e Kosovës shpall konkurs për zyrtarë policorë

Policia e Kosovës sot ka shpallur konkurs për pranimin e disa zyrtarëve policorë.

Sipas një njoftimi për media bëhen të ditura dhe kushtet e pranimit për zyrtarët policorë.

Tutje në njoftim thuhet se kandidatët që aplikojnë për zyrtarë policorë në Policinë e Kosovës duhet t’i përmbushin këto kritere:

  1. a) Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  2. b) Të jetë i moshës 18-30 vjeçar;
  3. c) Të ketë të përfunduar shkollimin e mesëm;
  4. d) Të jetë në gjendje të mirë fizike, mentale dhe emocionale;
  5. e) Të mos jetë i dënuar për ndonjë vepër penale;
  6. f) Të mos posedojë tatuazh në pjesë të dukshme të trupit;
  7. g) Të ketë integritet personal dhe vlera të larta etike. 
  8. /Telegrafi/

Read Previous

Lajçak: Vizitat në rajon ndihmuan në qartësimin e hapave të ardhshëm

Read Next

Shpalljen e dy organizatave serbe si terroriste, BE-ja e quan “hap të njëanshëm”