Parashikimi i motit gjatë fundjavës

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamikë.

Sipas IHK-së, kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë.

Reshjet më intensive parashihen ditën e diele, ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

/klankosova/

Read Previous

Kosova nuk përfshihet në programin 7,5 miliardë euro të BE-së për Ballkanin

Read Next

KF “Vëllaznimi” mbetet pjesë e Ligës së Parë