Digjet një pikë statike e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës

Një pikë statike e Policisë së Kosovës është djegur sot rreth orës 03:00 të mëngjesit tek tre rrokaqiejt në veri të Mitrovicës.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Po rreth orës 03:00 të mëngjesit është djegur pika statike e Policisë së Kosovës”, ka thënë Elshani.

Ndërkaq, Telegrafi merr vesh nga burimet se djegia e saj është bërë me lëndë djegëse (me mjete piroteknike)./EO/

Read Previous

Mblidhet Kuvendi, një sërë pikash në rend të ditës

Read Next

Administrata amerikane ndan shqetësimet e njëjta me Kongresin për tensionet në veri të Kosovës