Gara me kohën për të gjetur zhytësen që u zhduk gjatë rrugës për në vendin e rrënojave të Titanikut, hyri në një fazë të re dëshpërimi mëngjesin e së enjtes, pasi shënohen orët e fundit të oksigjenit të mbetur në bordin e anijes së vogël.
Ekipet e shpëtimit kanë nisur më shumë mjete në vendin e zhdukjes, duke shpresuar se tingujt nënujorë që zbuluan për të dytën ditë rresht mund të ndihmojnë në ngushtimin e kërkimit të tyre në misionin urgjent ndërkombëtar. Por ekuipazhi kishte vetëm një furnizim katër-ditor me oksigjen kur anija, e quajtur Titan, u nis rreth orës 6 të mëngjesit të së dielës.
Edhe ata që shprehën optimizëm, paralajmëruan se mbeten shumë pengesa: nga përcaktimi i vendndodhjes së anijes, tek arritja e saj me pajisje shpëtimi, deri tek nxjerrja e saj në sipërfaqe – duke supozuar se është ende e paprekur. Dhe gjithçka duhet të ndodhë përpara se të mbarojë furnizimi me oksigjen i pasagjerëve.
Zona e plotë që po kontrollohej ishte dyfishi i madhësisë së Konektikatit në ujëra deri në 4,020 metra. Kapiteni Jamie Frederick i Distriktit të Parë të Rojës Bregdetare tha se autoritetet ende po mbanin shpresa për të shpëtuar pesë pasagjerët në bord.
/klankosova/