Manchester Unitedi s’heq dorë nga Silva

Manchester Unitedi vazhdon ta konsiderojë Andre Silvan si sulmuesin ideal për të ardhmen, në rast se largohet Edinson Cavani.

Cavani po bën mjaft mirë me Manchester United në vitin e parë dhe palët duket se po shkojnë drejt rinovimit edhe për një tjetër sezon të kontratës por gjithçka do të varet edhe nga kërkesa ekonomike e sulmuesit.

Nëse gjërat nuk do të shkojnë siç duhet, Djajtë e Kuq kanë një plan B për repartin e avancuar teksa kanë shënjestruar Andre Silvan.

Portugezi është golashënuesi i dytë më i mirë këtë sezon në Bundesliga dhe për Eintracht Frankfurt është gati një ofertë prej 30 milionë funte./Ekonomiaonline

Read Previous

​Bajrami jep dorëheqje nga posti i ministres së Financave, angazhimin do ta vazhdojë si deputete

Read Next

Nuk vërehet rritje e çmimeve në tregjet e Gjakovës