Gjatë vitit 2022, Agjencia e Punësimit ka identifikuar 12,291 vende të lira të punës.
Derisa përgjatë këtij viti përmes kësaj agjencia janë punësuar afër 6,500 veta.
“Me ndërmjetësimin tonë, 6,472 qytetarë kanë gjetur punë, duke kontribuar në zhvillimin e ekonomisë sonë dhe duke iu dhënë kuptim dhe vlerë aftësive të tyre”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.
“Ne kemi referuar 2,797 persona në aftësim profesional, duke i përgatitur ata për tregun e punës dhe duke u hapur rrugën për të kontribuar në mënyrë të vazhdueshme”.
Përgjatë vitit të kaluar sa i përket identifikimit të vendeve të lira të punës, theksohet rritja prej 14.4 përqind.
/KlanKosova/