Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Dy persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur pas të shtënave në juglindje të qytetit të Arizona-s.
Mediat në vend raportojnë se viktimat janë dy të rinj nga 19 dhe 20 vjeç. Ndërsa, një 16-vjeçar është dërguar në spital, i plagosur rëndë.
Pesë të tjerë, 15, 16, 18, 18 dhe 19 vjeç kanë mbetur me plagë që nuk konsiderohen kërcënuese për jetën.
Policia nuk i ka identifikuar ende viktimat dhe nuk ka ende informacion për shkaqet e të shtënave. Ndërkohë, po ofrohet një shpërblim prej 1,000 dollarësh për ata që do të japin informacione që mund të çojnë në arrestim.
/A2CNN/