Lajçak të enjten në Kosovë

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër (e enjte) do të vizitojë Kosovën.

Kështu bëri të ditur shkurt për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

“Lajçak nesër është në Kosovë”, tha Kryeziu.

Ndërkaq, Lajçak pas Kosovës pritet që të vizitojë edhe Serbinë.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.

Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

/Telegrafi/

Read Previous

Europa jep alarmin për ChatGPT

Read Next

Cramon pas miratimit të raportit: Sinjal se Kosova është partnere e vlefshme