Vitia: Lista Esenciale e Barnave është zgjeruar, buxheti për sivjet rreth 60 milionë euro

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se buxheti i sivjetmë për Listën Esenciale të Barnave është 60 milionë euro e se listës i janë shtuar rreth 70 produkte të reja.

Kështu ka bërë të ditur ai në një konferencë për medie, bashkë me kryesuesin e grupit punues për hartimin e Listës Esenciale të Barnave, Driton Vela.

“Lista Esenciale e Barnave është zgjeruar për t’u mbuluar shtresat në nevojë. Janë shtuar afër 70 produkte të reja për trajtimin e sëmundjeve për qytetarë të cilët vuajnë nga sëmundjet kronike dhe për të zgjeruar mjekimin për ta”.

“Buxheti i paraparë sivjet është rreth 60 milionë euro, është një rritje e lehtë krahasuar me vitet paraprake”, tha tutje Vitia. /EO

Read Previous

Eurodeputetët thirrje pesëshes së BE-së: Njihni Kosovën

Read Next

Ambasadori gjerman me reagim përkrahës pas raportit të KE-së për Kosovën