Nga Ksamili te Alpet, “Skyscanner” promovon Shqipërinë si destinacionin më ekonomik për pushime
Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja gjysmëfinale mes dy rivalëve të njohur lokal, Milanit dhe Interit, në takimin e njohur si Derby della Madonnina.
Pas ndeshjes së ditës së martë mes Real Madridit dhe Manchester Cityt, tani radha është për ndeshjen e dytë, po aq interesante mes Milanit dhe Interit.Reklama
Rivalët e vjetër lokal janë gati për ndeshjen e njohur si Derby della Madonnina e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 21:00.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me formë relativisht pozitive, pa humbje nga pesë ndeshjet e fundit, ku ka dy fitore dhe tri barazime.
Në anën tjetër, ekipi i Simone Inzaghit është në formë të lartë pasi ka pesë fitore radhazi.
Ndeshja kthyese zhvillohet në javën e ardhshme apo më saktë me 16 maj.
/Telegrafi/