Sinani: Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me të drejtat e minoriteteve

Ministrat e Qeverisë së Serbisë po mbajnë manifestime të përbashkëta me zyrtarë lokalë rusë, në Ditën e Evropës.

Kështu po thotë këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, megjithatë shprehet se kjo nuk është vetëm, ajo çfarë e karakterizon Serbinë e sotme në këtë ditë.

Ajo thotë se Serbia sërish shtyp të drejtat ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve atje, ndaj kërkon që rreshtimi i Beogradit zyrtar me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme.

Rreshtimi i Serbisë me Evropën të vlerësohet edhe me demokracinë e brendshme dhe të drejtat e minoriteteve

Në Serbinë e sotme, Dita e Evropës, 9 maji, ka veçantinë e saj jo vetëm me pjesëmarrjen e sotme të ministrave të Qeverisë së Serbisë në manifestime të përbashkëta me zyrtarët lokal rus, ku jehon parulla: “Rroftë Putini!”.

Serbia po rrëshqet drejt institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes ndaj pakicave, revizionizmit historik dhe mohimit të krimeve të luftës.

Siç u dëshmua së fundi, çdo ditë e më shumë po ulet mbështetja për Bashkimin Evropian në Serbi.

Perëndimi nuk duhet të gabojë për të pranuar vende të reja që nuk janë demokratike.

BE-së nuk i duhet një kali të trojes rus brenda saj.

Dita e Evropës në Serbinë e sotme karakterizohet me mungesën e demokracisë dhe respektimit të të drejtave të minoriteteve, sipas vlerave evropiane.

BE-së nuk i duhet një Serbi që shkel të drejtat e pakicave.

E këtu veçohet shtypja e diskriminimi shtetëror ndaj Luginës së Preshevës dhe shqiptarëve në Serbi.

Pa përmirësimin e të drejtave nuk mund të ketë normalizim të marëdhënjeve Kosovë-Serbi.

Pa përmirësime në këto drejtime, Serbia vetëm ambicien deklarative zyrtare mund ta ketë evropiane.

Urime Dita e Evropës!

/Klankosova/

Read Previous

“Të paguhen udhëtarët për vonesat”, Biden kërkon rregulla të reja për fluturimet

Read Next

Banka Botërore rendit Lezhën dhe Dibrën ndër rajonet me papunësinë më të lartë në Ballkanin Perëndimor