Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Marco van Basten ishte një nga sulmuesit më të mëdhenj botërorë të viteve 1980 dhe fillimit të viteve 1990. Në Ajax dhe Milan, ish-lojtari shënoi një epokë dhe ishte një yll i padiskutueshëm. Tashmë si komentator televiziv në Holandë, në kanalin ‘Ziggo Sport’, ai jep mendimin e tij për gjithçka që ndodh në skenën e futbollit.
Në mendjen e të gjithëve është opsioni që Leo Messi të luajë sezonin e ardhshëm në Arabinë Saudite, me një kontratë miliona dollarëshe, diçka që Van Basten nuk e beson se është e përshtatshme dhe e këshillon Messin të mendojë më shumë me zemër sesa me për para.
“Sipas mendimit tim, nuk e kuptoj pse të luash në Arabinë Saudite për të fituar shumë para, ju keni fituar tashmë shumë, kjo do të më dukej e mjerueshme. Messi duhet të bëjë gjërat që do, Messi duhet të jetë vetvetja”, tha ish-sulmuesi holandez.
/GazetaBlic Sport