Begaj: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke

Presidenti Bajram Begaj ka pritur në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga Presidenti i këtij Këshilli, Ambasadori Timothy A. Chorba.

Presidenti Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre.

Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një turi rajonal faktmbledhës. Vizitat po zhvillohen në tre vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. /top-channel.tv

Read Previous

Sobotka: Sfiduese situata mes Kosovës dhe Serbisë, palët të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit

Read Next

Kosova sot feston 9 majin – Ditën e Evropës