Policia gjermane ka nisur një hetim pas zbulimit të detajeve të një udhëtimi të mundshëm të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy në Berlin. Policia po heton për rrjedhje të sekreteve shtetërore pasi mediat, duke cituar një burim policor, publikuan detaje nga vizita e mundshme e presidentit ukrainas.
E përditshmja lokale BZ raportoi të mërkurën se forcat e zbatimit të ligjit në Berlin po përgatiteshin për një vizitë të Zelensky në kryeqytetin gjerman në mes të majit. Policia konfirmoi hetimin në lidhje me një artikull në BZ. Raporti përmbante “detaje konfidenciale” mbi përgatitjet për vizitën e Zelensky, tha policia.
Lajmi përfshinte shumë detaje rreth programit të Zelenskyyt, si aeroporti që do të ulej avioni i tij dhe hoteli ku do të qëndronte gjatë vizitës së planifikuar dyditore. Vizitat e huaja të Zelenskyy janë organizuar në fshehtësi të madhe për shkak të shqetësimeve për sigurinë e tij dhe ato nuk janë shpallur publikisht paraprakisht./abcnews.al