Bahrim Shabani është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë.
Ai ka marrë të gjitha 73 votat e deputetëve të kuvendit që kanë marrë pjesë në votim.
Grupi parlamentar i subjekteve pakicë ka propozuar që Shabani ta mbajë këtë pozitë deri më 22 prill 2024 dhe më pastaj të propozohet emri tjetër.
Ai do të jetë nënkryetari i pestë i kuvendit, bashkë me Saranda Bogujevcin, Kujtim Shalën, Enver Hoxhajn dhe Bekim Arifin.
/KlanKosova/