Bernie Sanders, Elon Musk dhe Shtëpia e Bardhë kërkojnë ndihmën time, thotë “kumbari i AI”

Njeriu i shpallur shpesh si kumbari i inteligjencës artificiale do t’i përgjigjet kërkesave për ndihmë nga Bernie Sanders, Elon Musk dhe Shtëpia e Bardhë, thotë ai, vetëm disa ditë pasi u largua nga Google për të paralajmëruar botën për rrezikun e Inteligjencës Artificiale.

Geoffrey Hinton, 75 vjeç, fitoi nderin më të lartë të shkencave kompjuterike, çmimin Turing, në vitin 2018 për punën e tij në “të mësuarit të thelluar”, së bashku me Yann Lecun të kompanisë Meta dhe Yoshua Bengio të Universitetit të Montrealit.

Teknologjia, e cila tani mbështet revolucionin e AI, erdhi si rezultat i përpjekjeve të Hinton për të kuptuar trurin e njeriut – përpjekje që e bindën atë se truri digjital mund të zëvendësojë trurin biologjik.

Por psikologu dhe shkencëtari kompjuterik i lindur në Londër mund të mos ofrojnë këshillat që duan të dëgjojnë të fuqishmit.

“Qeveria amerikane në mënyrë të pashmangshme ka shumë shqetësime rreth sigurisë kombëtare. Dhe kam prirjen të mos pajtohem me ta,” tha ai për gazetën britanike The Guardian. “Për shembull, unë jam i sigurt se departamenti i mbrojtjes konsideron se duart e vetme të sigurta për këtë çështje janë ato të departamentit të mbrojtjes të SHBA-ve – i vetmi grup njerëzish që në të vërtetë përdorin armë bërthamore”.

“Unë jam një socialist,” shtoi Hinton. “Mendoj se pronësia private e medias dhe e ‘mjeteve të llogaritjes’ nuk është e mirë”.

“Nëse shikoni se çfarë po bën Google në kontekstin e një sistemi kapitalist, ai po sillet me aq përgjegjësi sa mund të prisnit. Por kjo nuk do të thotë se po përpiqet të maksimizojë dobinë për të gjithë njerëzit: është ligjërisht e detyruar të maksimizojë dobinë për aksionarët e saj, dhe kjo është një gjë shumë e ndryshme”.

Hinton ka paraqitur një kërkesë të re për të folur çdo dy minuta që kur doli hapur të hënën për frikën e tij se përparimi i AI mund të çojë në fundin e qytetërimit brenda 20 viteve.

Por kur vjen puna për të dhënë këshilla konkrete, ai nuk i gjen fjalët.

“Unë nuk jam njeri i politikave,” thotë ai. “Unë jam thjesht dikush që befas ndërgjegjësohet se ekziston rreziku që diçka vërtet e keqe të ndodhë. Do të doja të kisha një zgjidhje të mirë, si: Thjesht ndaloni djegien e karbonit dhe do të jeni mirë. Por nuk mund të shoh një zgjidhje të thjeshtë si kjo”.

Vitin e kaluar, përparimi i shpejtë në modelet e AI e bindi Hinton të merrte seriozisht kërcënimin se “inteligjenca digjitale” një ditë mund të zëvendësojë atë të njerëzimit. /Albanianpost.com

Read Previous

Oda Amerikane për Projektligjin për Çmimet e Produkteve Medicinale: Një hap përpara drejt shërbimeve cilësore

Read Next

A ka vërtet pilula që mund të parandalojnë kancerin?