Caktohet vendi ku do të zhvillohet ndeshja Bjellorusi-Kosovë

Kryeqyteti hungarez, Budapesti, do të jetë vendi nikoqir i ndeshjes Bjellorusi – Kosovë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024.

Federata e Futbollit e Bjellorusisë nëpërmjet një shkrese zyrtare e ka njoftuar FFK-në se kjo ndeshje do të zhvillohet më 19 qershor në stadiumin “Szusza Ferenc” në Budapest.

Tri ditë para kësaj ndeshje, Dardanët do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Rumanisë.

Për shkak të sanksioneve të UEFA-s, bjellorusët kanë zgjedhur që ndeshjet si vendas t’i zhvillojnë në Novi Sad, ku duhet të luajnë pa praninë e tifozëve.

Për dallim nga Rusia, Bjellorusia mund t’i zhvillojë ndeshjet në turnetë e UEFA-s, por jashtë vendit dhe pa praninë e tifozëve.

Në kualifikimet për ‘Euro 2024’, kjo përfaqësuese ndodhet në Grupin I së bashku me Kosovën, Zvicrën, Izraelin, Rumaninë dhe Andorrën.

Në rastin e Kosovës, padyshim se duhej të caktonte një vend tjetër për zhvillimin e ndeshjes, ku Bjellorusia është në cilësinë e nikoqirit, kështu që është zgjedhur Budapesti.

/Telegrafi/

Read Previous

BE-ja ndan 1 miliard euro për blerjen e municioneve për Ukrainën

Read Next

Lirohet nga detyra Ekipi Menaxhues për hartimin e draftstatutit të Asociacionit