Havertz: Kriza filloi kur u shkarkua Tuchel, çdo gjë po shkon keq

Chelsea u mposht në mbrëmjen e kaluar nga Arsenal-i, duke e pësuar humbjen e gjashtë radhazi.

Po kaq zhgënjyese sa ishte humbja, ishte edhe deklarata e sulmuesit të tyre, Kai Havertz, i cili tha se asgjë nuk po shkon mirë për klubin e tyre që nga shkarkimi i trajnerit gjerman, Thomas Tuchel.

“Gjithçka është duke shkuar keq, nuk ka si më keq. Sezoni filloi mirë, pati ndryshime në pronësi. Por, më pas erdhi e keqja pasi u shkarkua Thomas Tuchel”, tha Havertz.

“Kur fiton me një trajner dhe më pas ai shkarkohet, unë nuk di të jap përgjigjje për këtë gjë. Mendoj që nuk ishte faji i tij. Pas Kupës së Botës ne patëm disi një rënje, por nuk ishte faji i trajnerit”, shtoi sulmuesi gjerman.

“Për më tepër, shumë lojtarë të rinj erdhën gjatë afatit kalimtar të dimrit dhe ata duhej të ndiheshin rehat në mënyrë që të mund të tregonin cilësitë e tyre”, ka thënë mes tjerash Havertz.

Kujtojmë që pas shkarkimit të Tuchel, drejtuesit e klubit emëruan trajner Graham Potter-in. Edhe ky i fundit qëndroi shtatë muaj në stolin e Bluve të Londrës dhe më pas edhe ai e pati fatin e Tuchel-it.

Chelsea tani udhëhiqet nga trajneri i përkohshëm, Frank Lampard, i cili e ka regjistruar një rekord negativ, duke humbur gjashtë ndeshjet e para. /Albanianpost.com

Read Previous

Zyrtari i Microsoft: Nuk ka nevojë për një pauzë të Inteligjencës Artificiale

Read Next

Gazetarja spanjolle kërcënohet rëndë, shkak bëhet një pyetje drejtuar Ancelottit