Merz: Trump të mos krijojë surpriza gjatë takimit me Putinin në Kinë
Organizata Reporterët Pa Kufij ka publikuar sot Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit me ç’rast ka paraqitur shqetësimin për gjendjen e lirisë së mediave, ndërkaq Kosova zë vendin e 56-të sivjet për dallimin nga viti i kaluar që ishte në të 61-të.
Organizata në përgjithësi në shqetësimin e saj për keqësimin e situatës me lirinë e mediave përmend luftën e Rusisë në Ukrainë, persekutimin e gazetarëve, pastaj propagandën e lajmet e rreme.
Në Ditën botërore të Lirisë së Shtypit, organizata “Reporterët pa Kufij” theksojnë në pjesën për Kosovën se derisa tregu mediatik i Kosovës është i larmishëm, zhvillimi i tij është i kufizuar.
Derisa Kosova radhitet e 56-ta, Shqipëria radhitet në vendin e 96-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 38-të, Mali i Zi në të 39, ndërkaq Serbia në të 91-të, Bosnje dhe Hercegovina në të 64.
Po ashtu thuhet se “pavarësia e medias kërcënohet nga rregullimi i dobët dhe varësia nga shpërndarja partiake e fondeve publike”.
Reporterët pa Kufij i kanë bërë thirrje Policisë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë që t’u ofrojnë gazetarëve mbrojtje më të mirë në veri të vendit, ku gazetarët janë gjithnjë e më shumë në shënjestër.
RSF-ja dhe organizatat e tjera paralajmërojnë se retorika toksike dhe fushatat shpifëse kundër mediave, financimi i pamjaftueshëm i transmetuesit publik dhe mungesa e transparencës rrezikojnë të minojnë progresin e arritur në lirinë e mediave në vend.
Më tej thuhet se organizatat për lirinë e medias bëjnë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të fushatës denigruese kundër gazetarëve.
/Telegrafi/