Kori dhe Bendi i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë, ka hapur turneun e tyre ballkanik në Gjilan të Kosovës, me një performancë të shkëlqyer, si paraprirje e ushtrimit ushtarak fushor më të madh në rajon “Defender Europe 23”, ku Kosova është nikoqire dhe pjesëmarrëse me mbi 1300 pjesëtarë.
Në bashkëpunim me bendin e FSK-së turneu do të vazhdoj më datën 3 Maj 2023 në ora 17:00, në shkollën e muzikës Prenk Jakova në Gjakovë.
Ftojmë qytetaret e Gjakovës që të marrin pjesë në këtë event ku bendet e të dyja vendeve do të performojnë në mbështetje të ushtrimit “Defender Europe 23”.