Shkeli kodin për emërimet publike, drejtuesi i BBC-së jep dorëheqjen

Richard Sharp ka njoftuar dorëheqjen e tij si drejtues i BBC-së pas një raporti që zbuloi se ai kishte shkelur kodin për emërimet publike.

Në një deklaratë të dhënë përpara publikimit të raportit, Sharp tha se Adam Heppinstall KC, i cili udhëhoqi hetimin, kishte arritur në përfundimin “se ndërsa unë kam shkelur kodin e qeverisjes për emërimet publike, ai deklaron se një shkelje nuk e bën domosdoshmërish të pavlefshëm një emërim”.

“Në të vërtetë, unë gjithmonë kam thënë se shkelja ishte e paqëllimshme,” tha ai.

Megjithatë, Sharp tha se po jepte dorëheqjen për të mbrojtur të drejtat e BBC. Ai tha se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të qershorit, ndërsa do të zhvillohej procesi për emërimin e pasuesit të tij.

Ai dyshohet se ka ndihmuar Boris Johnson të merrte një kredi deri në 800,000 £ javë përpara se të rekomandohej për këtë detyrë nga kryeministri i atëhershëm. /abcnews.al

Read Previous

Nagavci: Konkursi për inspektorë hapet javën e ardhshme

Read Next

Kurti në Forumin Ekonomik në Delphi takohet me Stuart Peach