Shiten të gjitha biletat para derbit KB Prishtina – KB Trepça

Janë shitur të gjitha biletat e për derbin e basketbollit kosovar Sigal Prishtina- Trepça.

Të dielën do të luhet ndeshja e pestë e gjysmëfinales së playoff-it.

Loja luhet me fillim nga ora 17:15, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet.

Aktualisht seria e ndeshjeve është baraz, 2:2.

“Plisat” dhe “Torcida” do të kërkojnë me ngulm ta fitojnë ndeshjen e pestë e cila do t’I shpie në finale, ku do të përballen me Pejën.

/Klankosova.tv/

Read Previous

Ukraina fton Papën për vizitë, i kërkon ndihmë për fëmijët e dëbuar në Rusi

Read Next

Verë e nxehtë, Franca do të mobilizojë zjarrfikësit një muaj më herët