Me rastin ekzekutimit të projektit ; Dislokimi dhe Ndërrimi i gypit nga AC në PE në fshatrat Xërxe, Gexhë, Radostë, Ratkoc, Denjë dhe Dobidol, me datë 28/04/2023 jemi të detyruar të ndërprejmë furnizimin me ujë për të kryer kyçjen e gypit RC PEHD Ø255mm në gypin kryesor në fshatin Xërxe.
Ndërprerja e furnizimit me ujë vlen për të gjithë konsumatorët në drejtim të Prizrenit nga “Pika e Zezë” në Gjakovë .
Pa ujë do të mbesin konsumatorët e fshatrave prej Gjakovës në drejtim të Prizrenit, Qyteti i Rahovecit dhe fshatrat e Prizrenit.
Ndërprerja e ujit do të bëhet nga ora 04:00 e mëngjesit deri në ora 15:00 e datës 28.04.203.
Lusim konsumatorët për mirëkuptim.
KRU “Gjakova” SH.A.