OBSh: Çdo vit regjistrohen rreth 200 mijë vrasje mes të rinjve 10-29 vjeç

Geneva, Switzerland – June, 25th 2011: WHO World Health Organization Headquarters Building in Geneva, Switzerland (OMS Organisation mondiale de la santé)

Dhuna te të rinjtë është një problem global i shëndetit publik dhe si e tillë përfshin një sërë aktesh, duke filluar nga ngacmimi dhe lufta fizike, e deri te sulmet më të rënda seksuale dhe fizike, shpeshherë duke shkuar deri te vrasjet.

Sipas statistikave që jep Organizata Botërore e Shëndetit (OBSh), në mbarë botën vlerësohet se çdo vit ndodhin rreth 200,000 vrasje mes të rinjve nga mosha 10 deri në 29 vjeç, duke e bërë atë shkakun e katërt kryesor të vdekjeve për njerëzit në këtë grupmoshë.

OBSh-ja thotë se globalisht 84% e viktimave të vrasjeve të të rinjve janë meshkuj e madje edhe shumica e autorëve janë gjithashtu meshkuj.

Dhuna seksuale gjithashtu është një pikë tjetër që prek të rinjtë në botë.

Studimet e OBSh-së thonë se në nivel global, një në tetë të rinj raportojnë abuzimin seksual, pra një në tetë të rinj janë viktimë e këtij krimi.

Statistikat e krimeve nga të rinjtë, kryesisht të moshës së mitur, janë gjithmonë në rritje.

Sipas Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, numri i arrestimeve të të rinjve për krime është rritur për 67%, që nga viti 2006.

Sipas OBSh-së, faktorët që mund të ndikojnë në shtytjen e të rinjve, kryesisht të moshës minore, kundrejt krimeve, janë nga më të ndryshmet.

Kjo organizatë liston hiperaktivitetin, çrregullimet e sjelljes, përfshirjen e hershme me alkoolin, drogën e duhanin, përkushtimin e ulët ndaj shkollës dhe dështimin në shkollë, ekspozimi ndaj dhunës në familje, praktikat e ashpra disiplinore prindërore e shumë të tjera. 

/Klankosova.tv/

Read Previous

Lajçak bisedon me eurodeputetët për dialogun e Brukselit dhe Ballkanin Perëndimor

Read Next

1 milion turistë të huaj për tre muaj në Shqipëri