Banorët e rrugës “Lekë Dukagjini”, probleme me ndriçimin publik nga tetori 2025
Rreth 1600 emigrantë në 47 varka në Mesdheun qendror janë shpëtuar nga Italia gjatë dy ditëve të fundit, dhe janë dërguar në ishullin Lampedusa.
Mediat e huaja shkruajnë se sipas rojës bregdetare italiane janë marrë rreth 1200 emigrantë në vend të sigurt , por të paktën 23 persona ishin të zhdukur dhe një trup u nxor nga deti pas tre mbytjeve të anijeve.
Ndërkohë 12 varka të tjera me rreth 400 emigrantë u shpëtuan sot. Muajt e fundit ka pasur një rritje të mprehtë të numrit të anijeve me emigrantë që përpiqen të arrijnë në brigjet italiane nga Tunizia, e cila është bërë një pikë nisjeje më e aksesueshme pas një goditjeje ndaj trafikimit të njerëzve në Libi në muajt e fundit.
Me rritjen e numrit të njerëzve që kalojnë Mesdheun me varkat e kontrabandistëve, qeveria konservatore e Romës i ka bërë thirrje Brukselit të bëjë më shumë për të reduktuar mbërritjet e parregullta.
Italia i ofroi Tunizisë të hënën perspektivën e parave në këmbim të reformave ekonomike dhe politike, ndërsa ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutuan në Luksemburg se si t’i përgjigjen paqëndrueshmërisë në rritje në vendin afrikan. /abcnews.al