Parashikimi i motit për ditët në vijim në Gjakovë

Dita e sotme është karakterizuar nga moti i ndryshueshëm e me temperatura që kanë lëvizur nga 7 e deri në 17 gradë celcius.

  • Gjatë ditës së nesërme parashihet të mbajë mot me shi ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 15 gradë celcius.
  • Moti me diell pritet të rikthet ditën e enjte, me temperatura të cilat parashihet të levizin nga 3 e deri në 18 gradë.
  • Edhe dita e premte parashikohet të jetë e shoqëruar nga moti me diell, me temperaturë maksimale e cila do të arrijë deri në 19 gradë celcius.
  • 9 e deri 22 gradë celcius do te jenë temperaturat e ditës së shtunë, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga moti me shi dhe vranësirat.
  • Moti vranët shoqëruar nga reshjet e shiut parashihet dhe për të dielën, kurse temperatura gjatë kësaj ditë do të lëvizë nga 9 deri në 21 gradë celsius.
  • Vranësirat dhe reshjet e shiut parashihen edhe për të hënën e javës së ardhshme ndërkohë që temperatura do variojë nga 9 deri në 21 gradë celsius.

Read Previous

Zbulohen më shumë detaje mbi takimin e Joan Laportas me Presidentin e UEFA-s, Aleksander Ceferin

Read Next

Cilat janë destinacionet turistike më të shtrenjta dhe më të lira në vitin 2023?