Dita e sotme është karakterizuar nga moti i ndryshueshëm e me temperatura që kanë lëvizur nga 11 e deri në 19 gradë celcius.
- Gjatë ditës së nesërme parashihet të mbajë mot me shi ndërsa temperatura më e lartë e ditës do të arrijë deri në 18 gradë celcius.
- 4 e deri në 16 gradë celcius do të variojnë temperaturat gjatë së mërkurës, ditë kjo e cila do të shoqërohet nga moti me shi e vranësira.
- Moti me diell pritet të rikthet ditën e enjte, me temperatura të cilat parashihet të levizin nga 4 e deri në 18 gradë.
- Edhe dita e premte parashikohet të jetë e shoqëruar nga moti me diell, me temperaturë maksimale e cila do të arrijë deri në 20 gradë celcius.
- 9 e deri 22 gradë celcius do te jenë temperaturat e ditës së shtunë, ditë kjo e cila do të karakterizohet nga moti me diell e vranësira kalimtare.
- Moti vraët shoqëruar nga reshjet e shiut parashihet të rikthehet të dielën, kurse temperatura gjatë kësaj ditë do të lëvizë nga 10 deri në 22 gradë celsius.