Rrahje mes nëntë personave në Gjakovë

Nëntë persona janë rrahur mes vete ditën e shtunë në Gjakovë.

Policia njofton se personat që janë përfshirë në rrahje janë të mitur.

“Janë arrestuar nëntë të dyshuar meshkuj kosovar gjashtë prej tyre të mitur për shkak se në një parking të një lokali ishin përfshi në një rrahje dhe si pasoj katër viktima meshkuj kosovar njëri i mitur kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Tutje, Policia, pas intervistimit katër prej të dyshuarve me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, kurse të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

/Telegrafi/

Read Previous

Radoniqi: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, qytetarët të dalin në votime

Read Next

Mekanizmi për vetëmenaxhim dhe të pagjeturit, tema në takimin Kurti-Vuçiq