Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) po ndjekin trajnime profesionale në institutin e shkollimit profesional “Meister”.
Trajnimi aktual po zhvillohet në disa profile të ndryshme, duke përfshirë Mekatronikën, Instaluesin e Ngrohjes, Klimatizimit dhe Ujësjellësit dhe Instaluesin Elektrik.
Nga Qendra Trajnuese “Meiser” shprehen se janë krenarë për seriozitetin, vullnetin dhe kapacitetin e djelmoshave tanë nga FSK, të cilët po ndjekin këto trajnime me qëllim që të përmirësojnë shkathtësitë e tyre në këtë fushën dhe të aplikojnë këto njohuri në detyrat e tyre të ushtrisë.
Ata gjithashtu shprehen se : “Ne shpresojmë se ky trajnim do të ndihmojë në rritjen e aftësive të ushtarëve tanë dhe në rritjen e cilësisë së punës që kryejnë.”