Liderët kosovarë presin kryediplomatin suedez

Kryediplomati i Suedisë, Tobias Billstrom, do të qëndrojë këtë të enjte për vizitë zyrtare në Kosovë.

Billstrom do të pritet nga homologia e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, nga ora 13:00 në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë.

Të dy kryediplomatët do të zhvillojnë një takim bilateral në ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për t’i lënë vend më pas konferencës së përbashkët për media.

Billstrom do të pritet nga ora 15:00 nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Presidencën e Kosovës.

Ndërsa kryediplomati suedez do të pritet nga ora 15:35 nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

/KlanKosova/

Read Previous

KRM “Çabrati” bën rregullimin e ulëseve në shëtitoren e lumit Krena

Read Next

Eklipsi i rrallë hibrid ndodh pas gati 10 vitesh