Programi Botëror i Ushqimit ndalon përkohësisht punën humanitare në Sudan pasi iu vranë tre punonjës

Relief supplies from the World Food Programme are staged to be loaded onto an MV-22 Osprey at Tribhuvan International Airport, Kathmandu, Nepal, May 14, in order to be delivered to remote locations during Operation Sahayogi Haat. Joint Task Force 505 along with other multinational forces and humanitarian relief organizations are currently in Nepal providing aid after a 7.8 magnitude earthquake struck the country, April 25 and a 7.3 earthquake on May 12. At Nepal’s request the U.S. government ordered JTF 505 to provide unique capabilities to assist Nepal. (U.S. Marine Corps photo by MCIPAC Combat Camera Staff Sgt. Jeffrey D. Anderson/Released)

Programi Botëror i Ushqimit (WFP) ka njoftuar se po ndalon përkohësisht të gjitha operacionet në Sudan, pas vrasjes së tre punonjësve të saj.

WFP thotë se është “e tmerruar” nga lajmi për vdekjen e punonjësve.

“Ngushëllimet tona më të thella janë me familjet e tyre dhe u bëjmë thirrje të gjitha palëve në Sudan të respektojnë neutralitetin e punonjësve humanitarë në Sudan, roli i të cilëve është të ndihmojnë të gjitha palët në këtë krizë. WFP është detyruar të ndalojë përkohësisht operacionet e saj ndërsa ne shqyrtojmë situatën e sigurisë. Dhuna e vazhdueshme ka një ndikim të rëndë në punën tonë dhe te njerëzit të cilëve u shërbejmë”, thuhet në deklaratë, shkruan BBC.

WFP tha se u bën thirrje të gjitha palëve të arrijnë një marrëveshje që mundëson ofrimin e vazhdueshëm të ndihmës humanitare shpëtimtare në Sudan.

/KlanKosova/

Read Previous

Kurti: Kurrë nuk do ta harrojmë rolin e veçantë të Britanisë në ndërhyrjen e NATO-s

Read Next

Sot shënohet 24-vjetori i Masakrës së Poklekut dhe Çikatovës së Vjetër