Krasniqi: Asnjëherë s’kam qenë i përfshirë në vrasje e burgosje

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, në fjalën e tij para trupit gjykues, tha se ai “urren dhunën, vrasjen e torturat”, jo sepse ai ka qenë subjekt i dhunës, por sepse “i konsideroj të ulëta”.

“Kushdo që më njeh do t’iu thotë, se unë Jakup Krasniqi, asnjëherë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë vrasje, burgosje në asnjë formë të presionit ndaj kujtdo qoftë”, tha ai.

Ai po ashtu tha se nuk e kupton logjikën e aktakuzës së ngritur ndaj tij, duke shtuar se “ndaj popullit tonë është nënshkruar dhunë sistematike”.

/GazetaSinjali/

Read Previous

Krasniqi: Aktakuza më ka lënduar më shumë se torturat mizore të Serbisë, dua të vdes me dinjitet

Read Next

Mënyra e papritur se si astronautët e NASA-s mësuan se po shkonin në Hënë