Zhegrova i jashtëzakonshëm, futet në fund dhe realizon dy gola për t’i dhënë fitoren Lilles

Edon Zhegrova ka festuar dy ditë më parë ditëlindjen e 24-të, por ai sot i ka bërë vetës dhuratë dy gola.

Sulmuesi kosovar ka qenë në bankën rezervë në sfidën Lille – Lorient, derisa inkuadrimi i tij erdhi në minutën e 82-të, pranë rezultatit baras 1-1.

Ishte minuta e 89-të e ndeshjes, kur reprezentuesi kosovar u asistua nga Gomes dhe realizoi për epërsinë e Lille 2-1.

E dy minuta më vonë, më saktësisht në 90+1, prishtinasi gjeti golin e dytë personal në këtë duel pas asistimit nga Bayo.

Me dy golat e sotëm, Zhegrova shkon në kuotën e tre golave dhe katër asistimeve në elitën e futbollit francez. 

/Telegrafi/

Read Previous

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në hendboll publikon listën për kualifikueset e Evropianit

Read Next

Qerkini: T’iu tregojmë të gjithë atyre që s’po marrin vesh, që liria më të vërtetë e ka një emër