Këshilli organizativ i Bashkësisë së Parë lokale njofton qytetarët për homazhe me rastin e të rënëve në masakrën mes 1 dhe 2 prillit 1999.
Njoftimi i plotë:
Ftojmë qytetarët e Gjakovës dhe familjarët e martirëve të masakrës mes 1 e 2 prillit të vitit 1999 të marrin pjesë në homazhe, me rastin e njëzetë e katër vjetorit të rënies së martirëve të kombit.
Homazhet organizohen nga Këshilli Organizativ i Bashkësisë së Parë Lokale, më datë 2 prill 2023 (e dielë) me fillim në ora 11: 00, në varrezat e qytetit të Gjakovës!
Pjesëmarrja në homazhe nderon të rënët dhe familjarët e tyre!
Njofton për mediumin Syri, Kryetari i Këshillit Lokal të Parë Lokale Lulzim Haxhiu