KEDS: Si pasojë e erërave disa lagje në Pejë kanë mbetur pa rrymë, po punojmë t’i kthehemi normalitetit

Nga KEDS-i kanë njoftuar se për shkak të erërave të forta që përfshinë tërë territorin e Kosovës nga mbrëmë e që po vazhdojnë edhe sot, disa largpërçues janë jashtë funksionit.

“Dëmet janë shkaktuar kryesisht në përçues elektrikë dhe në shtylla elektrike, ndërkaq rajoni më i prekur është ai i Pejës”, thuhet në njoftim.

Tutje KEDS-i ka angazhuar ekipet me qëllim të kthimit në normalitet të kësaj gjendjeje, për çka kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët tanë.

/KlanKosova/

Read Previous

Von Cramon: Deklaratat e Vuçiqit për mosnënshkrim të ankesit të planit evropian u pritën keq në Bruksel

Read Next

Franca përballet me ditën e dhjetë të protestave dhe grevave