Ministri i Financave Hekuran Murati gjatë raportimit të tij në Komisionin për Buxhet ka dhënë një propozim në lidhje me tatimin në pronë.
Murati ju propozoi anëtarëve të këtij komisioni që secilit tatimpagues në vend t’iu falen 100 eurot e para të tatimit të tyre në pronë.
Ai nuk mori ndonjë përgjigje nga anëtarët e Komisionit në lidhje me këtë.
“Si ministër sugjeroj komunat që t’ua falin 100 eurot e para çdo tatimpaguesi për pronë. A jeni dakord për këtë? Ne si ministri jemi që kjo shumë të falet. Ky është propozimi që e ka Ministria e Financave. Nëse dikush e ka 30 euro t’i falet e tëra, nëse e ka 100 t’i falen ato, nëse e ka 200 euro t’i falen 100. Kaq mund të bëjmë këtë vit, asgjë tjetër”, ka thënë Murati.
/Telegrafi/