Kalaja e Prizrenit do të bëhet me teleferik

Kalaja e Prizrenit së shpejti do të ketë teleferikun për të gjithë ata vizitorë që duan ta vizitojnë këtë monument historik.

Lajmin për ndërtimin e teleferikut e ka bërë të ditur kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj në një postim në Facebook.

“Sot, së bashku me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, z. Liburn Aliu dhe agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruam marrëveshje trepalëshe për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit. Fillim vit i mbarë!”, ka shkruar Totaj.

/Telegrafi/

Read Previous

Përkeqësohet moti në Shqipëri, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën thirrje për gadishmëri të mjeteve lundruese

Read Next

Më shumë se 2.2 milionë mërgimtarë vizituan Kosovën, shpenzuan rreth 1.5 miliard euro