Kurti: Vet i vendosën dhe vet i hoqën barrikadat

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth barrikadave në veri që kanë filluar të hiqen.

Kurti tha se po i heqin vet ata të cilët i vendosën ato.

“Barrikadat po hiqen, të dielën e thamë që është çështje ditësh është kur do të largohen, edhe më mirë që kjo do të bëhet pa ndërhyrjen e Policisë sonë. Vet i vunë barrikadat, vet i hoqën ato, me fjalë të tjera janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, tha ai.

I pari i Qeverisë në pritjen për gazetarët për festat e fundvitit theksoi se 2022-ta ka qenë vit sfidues.

“Viti 2022, ishte vit i krizave të shumëfishta, por në Republikën e Kosovës, njëkohësisht ishte vit i rritjes ekonomike, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë, si dhe imazhit të Kosovës jashtë në botë”, tha ai.

Kryeministri Albin Kurti i falënderoi gazetarët për raportimin nga veriu. /Klankosova.tv/

Read Previous

Franca mirëpret largimin e barrikadave: Të fokusohemi në dialog

Read Next

Kosova hap llogari ndërkombëtare për të kontribuar në Fondin e Sigurisë