Ramosit do t’i skadojë kontrata në fund të sezonit, ky është vendimi i PSG-së

Sergio Ramos është njëri prej shumë lojtarëve që do t’ju skadojë kontrata në verën e vitit 2023.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, mbrojtësi spanjoll nuk ka marrë ende ofertë nga Paris Saint-Germain për vazhdimin e kontratës.

Por, gjithnjë sipas këtij mediumi, nuk përjashtohet mundësia që veterani spanjoll ta marrë një ofertë në muajt në vazhdim.

Ish-futbollisti i Real Madridit, i cili mund të rikthehet në aktualitet edhe tek Kombëtarja, po luan ende në nivele të larta.

Ai do t’i mbushë 37 vjet në muajin mars të vitit që vjen.

Kjo është arsyeja që futbollisti që fitoi gjithçka në karrierë, të marrë ofertë njëvjeçare nga kampionët e Francës.

Shkaku i lëndimeve, sezoni i parë i shkoi thuajse krejt huq mbrojtësit spanjoll, ndërsa në atë të dytë ka nisur t’i tregojë vlerat e tij në “Parkun e Princave”. 

/GazetaSinjali

Read Previous

Pas vendimit për Pantiqin, deputeti gjerman bën thirrje që të hiqen barrikadat

Read Next

Ten Hag: Ronaldo zgjodhi vetë të largohej